KreuBordo Men

Princ Harry mund të ishte martuar me Kresida Bonas, dhe gjithë “faji” është i William dhe Kate!!

Sipas biografes së familjes mbretërore Kejti Nikoll, Herri dhe Kresida Bonas nuk mund të ishin martuar së bashku, por Kresida u tremb shumë nga vëmendja e publikut, dhe kjo pasi pa reagimet që erdhën pas turneut të parë të Uilliamit dhe Katit, në Zelandën e re, në 2014. Kresida ishte shprehur se nuk donte në asnjë mënyrë të ishte në qendër të vëmendjes, dhe se i trembej opinionit publik në lidhje me jetën e saj private.

Këtë shqetësim ajo ia përcolli dhe Harrit, i cili nga ana e tij u përpoq shumë t’i mbushte mendjen dhe ta bindte të rrinin bashkë. Por vajza e kishte marrë vendimin.  “Harri mbeti i çuditur dhe keq, kur ajo i tha “Nuk mund ta bëj këtë”. Mendoj se iu thye zemra. – shkruan Nikoll.

Një tjetër e dashur e cila hoqi dori nga Harri, për të njëjtën arsye ishte e dashura e parë, Çelsi Davi.

E vetmja që doli me përfitim dhe që mund të jetojë mirë me këtë fakt është Meghani, e cila po përballet me vëmëndjen më të madhe që media dhe opinion publik ka për Herrin, sidomos vitet e fundit.  

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF