KreuBordo Men

Nuk flisnin prej 10 vjetësh, aktori i famshëm hollivudian pajtohet me të ëmën!!!

Shtypi i huaj e quan : “pajtim historik“: aktori i famshëm i Hollivudit, Christian Bale dhe nëna e motra e tij i vunë kapak një zënke 10 vjecare. Të dyja ato pretendonin se Bale i kishte goditur dhe aktori qe thirrur në polici në 2008-tën, një natë përpara premierës së filmit të tij: “Batman, Kalorësi i Zi“.

Nëna e tij Jenny dhe e motra, Sharon kishte bërë një denoncim, por në fund akuzat u tërhoqën për mungesë provash. Christian nuk pranoi asnjëherë t`i ketë goditur, ama e pohon se ka pasur një konflikt që ka nisur sipas tij prej një sherri që dy gratë kanë pasur me bashkëshorten e tij, Sibi Blazic. Tani duket se më në fund, kanë nisur të flasin përsëri!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF