Elita Rudi dhe Gjiko po përjetojnë që prëj ditës së djeshme ndjesinë më të bukur: atë të prindërimit.
Dhe se cfarë po përjeton saktësisht reperi nuk mund ta tregonte më bukur sesa me këtë mesazh të dalë nga zemra:
“Mirë se erdhe biri im Zëri Gjikolli. Në momentin që na kape gishtin me dorën tënde të vogël na more zemrat rob për tërë jetën mua e mamit tënd, e cila të mbajti 9 muaj e u kujdes për çdo detaj që ti ta kishe sa më të lehtë në barkun e saj, me të cilën mburrem dhe jam krenar që është gruaja ime. Babi ju do shumë dhe do jetë gjithmonë pranë jush në çdo moment. Ju dua shumë”, – ka shkruar ai në krah të fotove.



















