Nuk ka shumë kohë që e humbi të ëmën, dhe Eranda Libohova e tregon vazhdimisht sesa shumë e ndjen mungesën e saj. këngëtarja ka qenë mjaft e lidhur me nënën e vet, dhe duket atë boshllëk që ajo ka lënë pas, nuk ka mundur ta mbushë asgjë. Dhe në këtë ditë feste, Eranda sërish e kalon me kujtimin e të ëmës.
“Kjo ishte dhe mbetet dashuria ime më e madhe. Gëzuar bajramin! T’ju gjejë rrethuar me dashurinë e të afërmve tuaj. Ka disa dhimbje që nuk kalojnë kurrë.. Në ditë të tilla si kjo ishim mësuar të ishim bashkë. Më mungon më shumë se kurrë këtë herë. Kujtoj që këndonim ndonjëherë, bënim humor bashkë, e qeshura jote dhe sot më jep energji pozitive, jo vetëm për të përballuar jetën, por për t’i bërë gjërat me durim, përkushtim, e për t’u dhënë dashuri njerëzve. Gëzuar”, ka shkruar këngëtarja në krah të fotos më nënën.



















