KreuCelebrity

Isaac në dëshpërim të tellë, pas ndarjes nga Dua Lipa; përfundon në spital!

Vetëm 18 muaj duket se zgjati ribashkimi i Dua Lipa me Isaac Carew, pasi çifti është ndarë sërish!


Pak ditë më parë mediat e huaja shkruajtën se romanca mes këngëtares dhe shefit të kuzhinës ka marrë fund dhe shkaku është axhenda tejet e ngjeshur e dyshes, që nuk i jep mundësi të takoheshin aq sa ata do të donin.


Ndonëse nga ana e Duas nuk ka ende asnjë reagim, ish- i dashuri i saj nuk e ka patur aspak problem të ndajë me ndjekësit periudhën e vështirë që po kalon me çështjet e zemrës.


Mes picash, ushqime aspak të shëndetshme, filma në Netflix e madje edhe duke marrë medikamente qetësuese Isaak po e përjeton me dëshpërim ndarjen nga Dua.


Çifti u takua për herë të parë nē vitin 2015, kur edhe nisën të frekuentoheshin dhe gjatë gjithë kësaj kohe lidhja e tyre ka patur ndarje e bashkime.
Nuk e dimë nëse kjo do të jetë ndarja përfundimtare, por fansat shpresojnë shumë për një ribashkim të radhës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF