KreuStil Jetese

Pas Piter Pan-it dhe Dance With Me, zbulohet projekti i rëndësishëm i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut

Regjisorja e mirënjohur Vera Grabocka dhe moderatorja Alketa Vejsiu punojnë prej vitesh bashkë dhe janë cilësuar si një dyshe e suksesshme televizive. Por krahas një sërë programesh të njohura si “Në kurthin e Piter Pan”, “Dance With Me”, “X Factor”, etj është mësuar se dyshja Grabocka-Vejsiu kanë nënshkruar një tjetër kontratë të rëndësishme televizive, me të cilën do të përmbyllin këtë vit 2019. Bëhet fjalë për Festivalin e 58-të të Këngës në RadioTelevizionin Publik Shqiptar, realizimin e të cilit këtë vit do e marrin përsipër Vera si regjisore dhe Alketa si moderatore.

Sipas burimeve të “Panorama Plus”, dy emrat e njohura kanë nënshkruar kontratën me drejtuesit e RTSH-së, dhe shumë shpejt do të nisin punën për organizimin e tri netëve finale në “Pallatin e Kongreseve” që, sipas traditës, mbahet në dhjetor. Nuk dihet, nëse Vera, me njohjet dhe nuhatjen që ka, do u propozojë dhe vetë këngëtarëve të mirë për të marrë pjesë në festival, me idenë për të zgjedhur emrin e duhur që do të na përfaqësojë në 2020-n në Eurosong.

Për Verën, ky është rikthimi në institucionin e karrierës së rinisë dhe vite më vonë, pasi kujtojmë që në RTSH ajo realizoi dhe spektaklet më të njohura pas viteve ’90, që sollën frymën e ndryshimit të madh në ekranin shqiptar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF