Damian, djali I aktores bukuroshe Liz Hurley, ka mbushur tani vonë 17 vjec dhe po bën gjithmonë e më shumë shumë emër në botën e modës. Lidhja e tij më nënën është mjaft te ngushtë; ngjashmëria e madhe mes tyre ka qenë shpeshherë subject I lajmeve rozë e janë gati të pandashëm me njëri tjetrin, edhe në pushime, ku ai është “fotografi zyrtar“ I Liz.
Por së fundi, Damian kaloi cdo pritshmëri me veshjen e tij. Adoleshenti u shfaq në celjen e fushatës së firmës kozmetike Pat McGrath Labs me një xhaketë, ku binin në sy kapset gjigande, të cilat të sjellin menjëherë ndërmend fustanin ikonë të mbajtur nga Liz në 1994-tën e që vazhdon të diskutohet akoma!