Surprizat janë vërtetë të bukura e sidomos kur të vijnë nga persona të dashur apo që nuk janë natyra të tilla.
Një surprizë e tillë e bukur i ka ndodhur gazetares nga Kosova Vesa Rama, e cila pasditen e së premtes ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5 përballë drejtueses Bieta Sulo. Brunia simpatike në pritje të ëmbël për herë të parë, ka folur për shtatzëninë, emocionet e bukura dhe lidhjen me reperin e njohur Skerdi Ago.
Vesa zbuloi se sapo ka hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se falë mbështetjes së partnerit të saj, deri më tani çdo gjë ka shkuar mirë.
Por përpos gjithë të mirave që ia adresoi partnerit dhe babi të ardhshëm të fëmijës që pret, brunia i përmendi atij edhe një ‘të metë’ që nuk është shumë natyrë romantike dhe se ai shumë rrallë mund të ndodhë të bëjë surpriza.
Pikërisht në këtë moment, në studio u shfaq vetë Skerdi me një buqetë të madhe me lule për të surprizuar nënën e djalit që pritet të vijë në jetë këtë fundvit. Artisti u ul t’i puthte barkun Vesës e më pas i dhuroi një puthje në buzë duke krijuar kështu shumë emocione dhe një kujtim vërtet të paharruar për çiftin.

Parashikimi i Horoskopit, datë 07 shtator 2019













Parashikimi i Horoskopit, datë 05 shtator 2019





