KreuStil Jetese

Emina Cunmulaj feston 35-vjetorin në vendin e preferuar dhe ashtu siç ia do zemra!

Modelja Emina Cunmulaj ka festuar dje më 12 shtator ditëlindjen e saj. E nëse të gjithë po mendoni se kushedi në ç’vend të botës po e feston bashkëshortja e një ndër njerëzve më të pasur në botë këtë 35 vjetor, mos u çudisni kur ta mësoni.

Filantropja ka qenë ajo që ka shpërndarë foto në Instagram për të treguar se ku e ka gjetur kjo ditë dhe gjejeni pak: ajo, bashkëshorti Sam dhe dy vajzat e mitura kanë qëndruar në shtëpi dhe të katërt bashkë ashtu siç janë zgjuar në mëngjes kanë shkrepur një foto.

“Duke festuar 35 vjetorin. Nuk do zgjidhja mënyrë tjetër për ta festuar. Faleminderit Zot për gjithçka më ke bekuar, por mbi të gjitha faleminderit për familjen time të shëndetshme dhe të bukur”, shkruan Emina nën foton që transmeton kaq shumë dashuri.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF