Blendi Fevziu ka qenë i ftuar pasditen e së hënës në emisionin “Rudina” për të folur për udhëtimet e tij të kësaj vere si dhe për librin me të cilin është duke punuar së fundmi.
Gjatë bisedës me drejtuesen e emisionit Rudina Magjistari, gazetari i mirënjohur rrëfyer edhe detaje interesante rreth familjes së tij. Ai tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të dyja vajzat, si me Mishel që është më e madhe por edhe me më të voglën e shtëpisë, Alis.
Fevziu ka zbuluar një detaj interesant sa i përket vajzës së vogël dhe emrit të saj. Ai ka treguar se në fakt emrin Alis vajzës ia kanë vendosur portalet. “Kur do vinim emrin e vajzës së vogël, unë isha për këtë që ka, Ines ishte e dyzuar, Mishel kishte alternativat e saj. Kur po shkoja me Mishel në maternitet ditën që lindi vajza e pyeta ç’do bëjmë për emrin? Duke folur, një moment ajo më thotë “Eeeee, thuaj ç’të duash ti, po emri ka dalë nëpër portale Epo në rregull atëherë nuk po e ndryshojmë, i thashë. Siç duket unë e kisha diskutuar me dikë emrin Alis dhe e kishte zbuluar”, tha Fevziu.








Parashikimi i horoskopit, datë 10 shtator 2019








Parashikimi i horoskopit , datë 9 shtator 2019



