Angela Martini prej muajsh përflitet të jetë ndarë nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Dragos Savulescu e mungesa e fotove të çiftit në rrjetet sociale, si më parë, ka përforcuar edhe më thashethemet e divorcit.
Krahas kësaj, u zbulua se Savulescu së fundmi po përballet me drejtësinë dhe për këtë shkak mungonte në Instagramin e modeles shkodrane.
Kështu pak orë më parë Angela i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj që ta pyesin dhe një ndër pyetjet e mbërritura e të bërë publike edhe nga ajo ishte: “Nuk po të shohim një foto me burrin na ke bërë merak”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i 33-vjeçares, e cila i është përgjigjur fanses se nuk ka përse të shqetësohet sepse ajo vetë nuk është e merakosur apo e shqetësuar.
Nuk dihet në të vërtetë ç’po ndodh me çiftin, që në fillim të dhjetorit do të festojnë edhe 2 vjetorin e martesës.






Parashikimi i horoskopit, datë 10 shtator 2019








Parashikimi i horoskopit , datë 9 shtator 2019





