Të henën e 9 shtatorit, Ilda Bejleri pati debutimin e saj në emisionin “Procesi Sportiv”. E larguar nga Digitalb pas 11 vitesh gazetarja sportive u shfaq për herë të parë në emisionin e ri krah drejtuesit historik Edi Manushi.
Emisioni me një studio të re e me më shumë të ftuar, pati në panel edhe prezantuesen e sezonit të shkuar, Nevina Shtyllën. Kjo e fundit e zëvendësuar te “Procesi Sportiv” nga Bejleri, është zhvendosur në emisionin e paradites në Top Channel, “Në shtëpinë tonë”.
Pjesmarrja e Nevinës në emisionin e mbrëmshëm nuk kaloi pa u vënë re dhe siç pritej nuk kaloi as pa një koment nga ana e saj për prezantuesen e re. Nevina u shpreh se do donte t’i thyente takat Ildës që të ishte ajo në skenë, kur pa studion e re të emisionit, batutë kjo që shkaktoi të qeshura edhe te të pranishmit
“Këtë studio të re e pashë me shumë zili, dhe mendova një herë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty(qesh). Për largimin tim, tifozët e Tiranës më kanë përgatitur një dhuratë këtë bluze, dhe i uroj fat për sezonin e ri” – deklaroi Nevina Shtylla.

Parashikimi i horoskopit, datë 10 shtator 2019








Parashikimi i horoskopit , datë 9 shtator 2019








Parashikimi i Horoskopit, datë 07 shtator 2019


