Thuajse 1 vit pas sherrit të bujshëm mes dy kushurirave Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix ramosaj, duket se çdo gjë i përket të shkuarës.
Vajzat e tezeve kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke lënë pas mëritë dhe janë pajtuar sërish. Ka qenë mamaja e Beatrix-it, Antigona dhe njëkohësisht tezja e Anxhelinës ajo që ka publikuar pak orë më parë një video ku shihen duke trokitur gotat mes të tjerash edhe dy protagonistet që prej muajsh nuk flasin bashkë.
“Me zemrat e mia Anxhelina, Beatrix, Alban dhe Agnesa Hadërgjinaj…koha e familje, përgjithmonë”, shkruan ajo në videon e cila është ripostuar më pas edhe nga e bija e mbesa, si për të treguar se raportet mes tyre janë rekuperuar.
Dy këngëtaret e reja ka ndjekur sërish njëra-tjetrën në Instagram, duke lënë pas mëritë dhe hatërmbetjet e së shkuarës.



Parashikimi i Horoskopit, datë 07 shtator 2019













Parashikimi i Horoskopit, datë 05 shtator 2019



