KreuStil Jetese

Prej vitesh nuk jep intervista, Capital T ka një arsye të fortë

Capital T nuk jep intervista prej 4 vitesh dhe këtë vendim e ka marrë jo pa shkak. Artisti ka qenë i ftuar të premten në emisionin “Zonë e Lirë’ në Tv Klan dhe ka rrëfyer se ka dashur të jetë aktiv vetëm në rrjetet e tij sociale dhe të shkëputet nga televizoni dhe media online

“Thjesht desha të merresha me karrierën, me muzikë. media shumë, portale shumë dhe të tërhiqnin nga qëllimi kryesor. Do ishte më mirë të tërhiqesha nga muzika, por e dua e bëj me zemër dhe nuk mundem. Të paktën nga media, syri i madh, më ka bërë mirë që jam tërheq. Tani që po vij tek ti kam më shumë gjëra për të diskutuar…”, tha artisti.

Capital T ka dolur kështu në emision për koncertin madhështor që prite ttë mbajë më 19 shtator në Sheshin Nën Tereza në Tiranë.  “Time Capsule” do të quhet koncerti dhe ku pritet të jenë të ftuar shumë emra të njohur të muzikës dhe bashkëpunëtor të Capital T. Ndër të tjera ai zbuloi se është duke punuar edhe për dokumentarin e jetës dhe karrierës së tij që pritet të dalë së shpejti.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF