Këngëtarja shqiptare Dafina Dauti vetëm pak javë më parë pranoi se kishte nisur një romancë me kolegun e saj, këngëtarin Tafil Kurteshi.
Romanca e artistëve kishte nisur nga koncertet dhe vetëm pak javë pasi zbuloi lidhjen e tyre disa mujore, Dauti pranoi se kishte mbetur shtatzënë dhe se ajo e Tafili ishin në pritje për t’u bërë prindër.
“Unë dhe Tafili do të kemi fëmijë së shpejti…por gjininë nuk po e tregojmë tani pasi kur të lind foshnja edhe publiku do ta mësojë gjininë dhe emrin”, u shpreh ajo.
Lajmet më të fundit nga çifti tregojnë se dyshja ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre dhe ka qenë Dafina ajo që ka ndryshuar statusin e saj civil në rrjetet sociale.
Kështu nuk dihen detaje të tjera nga martesa e fshehtë e artistëve, ndërsa kujtojmë se bebushi që pritet të vijë në jetë do të jetë fëmija i dytë për secilin këngëtar pasi Dafina ka një vajzë 10 vjeçe që quhet Elizabeta, ndërkohë që edhe Tafili ka një djalë nga martesa e tij e parë.




Parashikimi i horoskopit, datë 10 shtator 2019








Parashikimi i horoskopit , datë 9 shtator 2019







