Kur nuk ka nisur ende edicioni i ri i spektaklit “Dance With Me” në Tv Klan një tjetër artiste ka vendosur të lërë garën.
Pak ditë pasi Çiljeta Xhilaga vendosi të tërhiqej nga spektakli për arsye personale, edhe Marsela Çibukaj, artistja që u përzgjodh për ta zëvendësuar atë mësohet se është tërhequr gjithashtu.
Burime të “Story.al” kanë bërë të ditur se edhe Marsela, ka ndryshuar mendje në momentet e fundit dhe ka vendosur të mos jetë më pjesë e spektaklit të kërcimit që do të nisë më 16 shtator në Tv Klan.
Sipas burimeve Çibukaj ka hequr dorë për shkak të shqetësimeve që ka ndjerë në prova. Ende nuk është bërë e ditur se kush do e shoqërojë në çift Valer Kolnikaj-n këtë sezon të “Dance With me” që i janë larguar të dyja partneret e përcaktuara deri më tani.

Parashikimi i horoskopit, datë 11 shtator 2019










Parashikimi i horoskopit, datë 10 shtator 2019








Parashikimi i horoskopit , datë 9 shtator 2019
