Këngëtarja e njohur shqiptare Malda Susuri ka qenë e ftuar në programin e së premtes në “Ftesë në 5” duke u rikthyer kështu në ekran pas disa vitesh mungesë.
Malda, e cila u bë e njohur për publikun me këngën e saj “Dashuri e hidhur” me të cilën mori pjesë në Top Fest 3, ishte ftuar të fliste për ekspozitën e saj më të fundit që ka për qëllim promovimin e të drejtave të grave në Kosovë, për të cilën është frymëzuar nga një histori personale.
Por gjatë bisedës me Bieta Sulon, Malda tregoio një ngjarje personae që në pamje të parë mund të tingëllojë e pazakontë or që i ka ndodhur disa koëh më parë. Ajo është pushuar nga puna për shkak se konsumoi gjatë orarit të punës një mollë.
“Isha duke punuar kur erdhi një mysafir që na solli disa mollë. E hëngra mollën bashkë me disa prej kolegëve të tjerë dhe drejtoresha mori vendim për të mbledhur grupin e punës, sepse kisha ngrënë mollën. Ishte një vendim qesharak, nuk mundesha ta besoja…”, tregoi Susuri.



Parashikimi i horoskopit, datë 13 shtator 2019
















