Tuna Sejdi dhe partneri i saj Patris Berisha prej ditësh tashmë po përfliten për probleme në çift.
Dy artistët, prindër të një djali të vogël, deri më tani nuk kanë reaguar deri me tani lidhur me këto thashetheme duke lënë një pikëpyetje të madhe te fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Megjithatë ylli i “Fortuna” ka bërë një lëvizje në llogarinë e saj në Instagram, që nuk është kaluar pa u vënë re nga fansat e shumtë. Ajo ka zgjedhur të mohojë gjithë zërat për krizë në marrëdhënie në një mënyrë të tërthortë por shumë domethënëse.
Tuna ka ndryshuar të dhënat e biografisë së saj dhe ka shkruar mbiemrin e Patrisit te identiteti i saj duke u bërë kështu Altuna Sejdi Berisha.

Stil Jetese
Horoskopi ditor e diel – 15 shtator 2019








Stil Jetese
Parashikimi i horoskopit, datë 13 shtator 2019










