Nga Java e Modës në Londër e deri tek ajo në Paris, një trend i ri, sa i çuditshmëm e i guximshëm, aq edhe interesant duket se është një ‘Must’ që sugjerohet fort nga stilistët.
Atlete me taka, është ‘çmenduria’ e radhës me të cilën krijuesit e modës e kanë çuar imagjinatën e tyre në një tjetër nivel.
Herë me taka të larta e të holla e herë më të uleta, atletet e pranverë 2020 nuk do t’u ngjajnë aspak atyre që keni aktualisht në garderobën tuaj.



















