Anila Cela u kthye për një kohë të gjatë në “fytyrën “ e emisionit “Vizioni I pasdites“. Por në 2015-tën, ajo e ndau emisonin me Orinda Hutën dhe Arbër Karkinë, ndërsa ka treguar tek “ Rreze dielli“ se cila ishte marrëdhënia e saj me kolegët.
Pati fjalë për një sherr të madh mes dy moderatoreve atëherë. Anila megjithatë me shumë diplomaci kërkoi te tregonte se me Orindën, kishte pasur një marrëdhënie korrekte.
“ “Kur Arbri u bë pjesë e stafit, u bë një riformatim i emisionit. Për Arbrin ishte eksperienca e parë në televizion prandaj merreshim vesh me shenja për të prezantuar të ftuarit. Me Arbrin nuk kam patur kurrë asnjë problem, asnjë zënkë.Me Orindën njerëzit e thoshin shpesh që ishim dy figura që ngjajmë. As me Orindën nuk kam pasur kurrë asnjë zënkë. Ne i ndanim ditët kur moderonim emisionin. S’mund të them që kishim miqësi të ngushtë, nga këto dashuritë në stafe, por kishim një marrëdhënie korrekte mes kolegesh”- u shpreh ajo.