KreuCelebrity

Ajka hedh hapat e para, Besi me Xhensilën s’mund të ishin më të lumtur se kaq!

 

Më 12 korrik 2018 Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallau u bënë prindër për herë të parë, teksa mirëpritën në jetën e tyre vajzën Ajka.

Gjatë gjithë këtyre muajve prindërit e rinj, kanë ndarë herë pas here momente nga përjetimet e ëmbla me bashkëjetesën me Ajkën, të voglën e shtëpisë.

Tashmë 15 muajshe, vogëlushja sapo ka nisur të hedhë hapat e para, e mami krenare nuk mund të mos i ndante me ndjekësit e saj në Instagram momentin emocionues.

Në videon e publikuar duket babi Besi teksa inkurajon të voglën të afrohet pranë tij. Sigurisht nga Besi dhe Xhensila do të shënohet në kalendar, kur Ajka hodhi hapat e parë në jetë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF