KreuStil Jetese

Isli Islami feston ditëlindjen, Ori Nebiaj i bën surprizën e papritur në mes të emisionit

Prezantuesi i emisionit të mëngjesit në Top Channel, Isli Islami feston sot ditëlindjen. I gjendur në transmetimin e “Wake Up”, 33-vjeçari është surprizuar nga kolegia e tij, Ori Nebiaj dhe gjithë stafi i emisionit.

Kjo e fundit kishte vendosur të shfaqte në ekran një kolazh me fotot e prezantuesit, shkëputur nga faza dhe momente të ndryshme të jetës së tij.

Por momenti për kulminant ka qenë në fund të videos kur në monitor është shfaqur mamaja e Islit me një urim special për të birin.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF