Ajo përflitet se do të lidhë kurorë me partnerin e saj Alex Rodriguez, pas propozimit për martesë që ish-sportisti i bëri asaj në mars të këtij viti.
Dhe Jennifer Lopez dha një ngacmim se çfarë të prisni për ditën e saj të madhe, pasi u pa e veshur me një fustan nusërie ekstravagant, ndërsa filmonte një skenë martesë për filmin e saj të ri “Marry Me” në Manhattan, të enjten mbrëma.
50-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e gjithë kalimtarëve teksa i drejtohej sheshit të xhirimeve, e veshur me një fustan me gura e shkëlqim që nuk kishte se si të mos të rrëmbente vëmendje.
Jennifer e kompletoi look-un e saj me aksesorë me gurë: varësen dhe vathët, të gjitha të stiluara me gura diamanti.