Trendet e interiorit evoluojnë më ngadalë se trendet e modës dhe makeup, por nëse I krahasojmë vit më vit do suprizoheshim për çdo ndryshim. Nga stilet e vjetra klasike te viteve 40 deri te interiori inovativ I viteve 80, gjeni modën që ka mbizotëruar ne dekorin e shtëpisë suaj në vitin kur ke lindur.
60’
Format “s”, boomerang dhe të përkulura ishin mënyra moderne për të dekoruar tavolinat e kafes.
65’
Televizori është qëndra e dhomës kryesore dhe në çdo cep ndodhet nga një abazhur i vogël.
70’
Në vitet 70 pikaset guximi për të eksperimentuar me ngjyrat dhe teksturat, përfshirë këtu dhe përdorimim e letrave të murit.
75’
Dekada ka pasur throwbacks e veta. Veçanërisht arti i viteve 30 do të bënte një rikthim të fortë me vendin e zjarrit dhe pasqyrën, si interior i mësipërm I një dhome të Manhattan.
80’
Vitet 80 rikthejnë sërish ngjyrat e theksuara, me pllaka ngjyrë blu dhe karrige te kuqe druri.
85’
Dekorimet e thjeshta dhe me ngjyrë të bardhë sjellin pamjen e interior të shtëpive, mbizotëruese kryesisht në Angli.
90’
Në vitet 90’ shumica e dhomave dhe kuzhinave dekorohen me granit. Te dhoma e mësipërme graniti I zi kontraston me dollapet e bardhë të një kuzhine tipike të atyre viteve.
95’
Friends pati një ndikim të madh në periudhën e transmetimit në vitet 90’. Seriali inspiroi shijet e dekorit interior me stilin e thjeshtë dhe të ngrohtë të një dhome modeste dhe të rehatshme.
2000
Look-u që përfaqësoi fundin e viteve 90 dhe fillim e dekadës së re, ishte sofistikimi dhe modernizmi. Ngjyra mbizotëruese ishte e kuqja e errët dhe e zeza, inspiruar nga Will & Grace.