Kur je një person vip asnjë gjë nuk ka limit kur bëhet fjalë për shtëpinë tënde. Nga një tapet me bar jeshil në shtëpinë e Jennifer Lopez e deri te qilari I verës shumë i kontrolluar i Taylor Sëift këto shtëpi janë një luks i vërtetë.
Dhoma e miqve të Kourtney Kardashian
Nëse jeni një I ftuar në shtëpinë e Kourney Kardashian është e sigurt që do t’ja kaloni mjaft mirë. Ylli I reality e cila e ka pasion dekorin, në bashkëpunim me Martyn Lawrence-Bullard dekoroi një dhomë mjaft të këndshme për mysafirët e duket si një suitë e një hoteli luksoz.
Shtëpia e Taylor Swift
Taylor Swift njihet për shtëpitë e shumta që disponon. Një nga shtëpitë e saj më impressive është një fermë në Beverly Hills model I viteve 1950-të. Kjo shtëpi ka 4 dhoma gjumi dhe katër banja, por kjo nuk është e gjitha. Ajo ka një qilar luksoz me klimë të kontrolluar me mbi 1000 shishe pije. Swift e bleu këtë shtëpi në Maj të 2018-ës për 2.65 milion dollar.
Shtëpia e Kim Kardashian dhe bashkëshortit të saj Kanye West
Kim dhe bashkëshorti I saj Kanye e blenë këtë shtëpi në Hidden Hills për 20 milion dollar në 2014-ën. Kjo vilë përfshin, 2 pishina, 2 SPA dhe një kantinë vere.
Shtëpia e Jennifer Lopez
Pse të shkosh në një klub golfi kur mund ta sjellësh në shtëpinë tënde? Kjo është ajo çka Jennifer Lopez bëri pasi bleu shtëpinë e saj kun ë tarracë I vendosi 3000 metra katror bar jeshil.
Shtëpia e Beyonce dhe Jay Z në Beverly Hills
Është raportuar se Beyonce dhe Jay Z I vunë syrin vilës 85 milion dollarëshe e cila ka një dhomë ëmbëlsirash.
Shtëpia e Kendall Jenner
Kur je një Kardashian pronat private janë një biznes serioz. Vila luksoze e Kendall Jenner në Beverly Hills të cilën e bleu pëe 8.55 milion dollar në 2017-ën përmban 5 dhoma gjumi, 6 banja,një SPA, një pishinë, një kënd lojrash, një kinema dhe një fushë tenisi.
Lady gaga dhe dhoma e bouling
Kur Lady Gaga do të luajë bouling me patjetër ajo nuk ka nevojë të largohet nga shtëpia. Ajo ka ndërtuar një dhomë boulingu në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni e cila përveç kësaj përmban edhe edhe 5 dhoma gjumi, 7 banja, një qilar vere, stalla kuajsh dhe një pishinë.
Dollapi I Kylie Jenner
Kylie Jenner nuk është një e panjohur në botën e pronave të patundshme. Shtëpia e saj e tretë e cila gjendet në Hidden Hills ka 8 dhoma gjumi, 11 banja, dhe një dhomë SPA. Një nga tiparet më të veçanta të kësaj shtëpie është dollapi I saj gjigand I krijuar posaçërisht për koleksionin e saj të çantave.
Shtëpia e Bruce Willis në Bedford Hills, New York
Aktori Bruce Willis dhe familja e tij banojnë në një shtëpi gjigante në Bedford Hills në New York. Kjo pronë është e kompletuar me një shtëpi në pemë për fëmijët e Ëillis, një qilar vere, një kopësht ku ka mbjellë perime dhe erëza dhe një pishinë të mrekullueshme.
Khloe Kardashian dhe shtëpia e saj në Los Angeles
Në 2014-ën Khloe Kardashian bleu një shtëpi 9214 metra katrorë në Los Angeles e cila më parë I përkiste Justin Bieber. Prona gjigante përmban një qilar vere, 6 oxhaqe, një pishinë, një shtëpi për mysafirët dhe dy garazhe.
Shtëpia e Celine Dion
Jeni kuriozë për kopshtin e prapmë të vipave? Mos shkoni më tutje sesa kopshti i Celine Dion në shtëpinë e saj në Florida e cila përmban tre pishina dhe një park ujor.
Shtëpia e Yves Saint Laurent në Marrakesh
Vila Oasis e Yves Saint Laurent është gjithçka që keni imagjinuar ndonjëherë. Kjo vilë në Marrakesh ka disa kopshte të mrekullueshëm dhe mure të dekoruar me dorë.
Fusha e basketbollit të Michael Jordan
Shtëpia e Michael Jordan në Illinois njohet si një nga shtëpitë më të shtrenjta dhe nuk është habi pasi përfshin në brendësi një fushë basketbolli që nuk zhgënjen.