Nuk është sekret se mjedisi ku jetojmë ka një impact direkt mbi mirëqenien tonë në përgjithësi. Arkitektja New Yorkeze Carolyn DiCarlo e cila përfshin edhe mirqenien në të gjitha projektet e saj, ndan me ne disa këshilla si të dekorojmë shtëpinë tonë duke i dhënë efekte positive stilit tonë të jetesës.
Stiloni një qoshe relaksuese
Është shumë e rëndësishme që të balanconi kohën tuaj. Për këtë arsye DiCarlo sugjeron dekorimin e një hapsire në shtëpinë tuaj që është posaçërisht për lexim ose meditim. “Kur keni një vend të sigurt, atëherë do të ndiheni të rehat dhe të dobishëm në botë,” thotë ajo.
Përqafoni natyrën
Sipas DiCarlos, të përqafosh natyrën nuk do të thotë vetëm të përfshini lule dhe bimë në dekorin tuaj. “Nuk ka gjë më anti-stres sesa të zhytesh nën ritmin e natyrës,” thotë ajo. “Vendosni, për shembull një raft librash në një vend që kur të lexoni dielli të jetë në kurrizin tuaj. Nëse keni një hapsirë të jashtme shfrytëzojeni kështu do të shijoni dritën e diellit akoma më shumë.
Shmangni ndjenjën e izolimit
Mënyra më e mirë për të shmangur ndjesinë e të qenit I izoluar në shtëpinë tuaj është shfrytëzimi I dritareve. Mbajini dritaret e pastra dhe kini kujdes ku I vendosni divanët në shtëpinë tuaj. Gjëja më e mirë është të uleni afër dritareve dhe të lyeni muret me një ngjyrë të lehtë që ju bën të ndjeheni mirë.
Lejoni qarkullimin lehtësisht në shtëpinë tuaj
“Nëse jeni duke dekoruar një shtëpi të re, lini hapsirë në korridore që të mund të lëvizni lirisht përmes dhomave. Dekorimi me libra dhe bimë gjithashtu mund të inkurajojë një ndërveprim më shoqëror dhe sipas DiCarlos kjo është një përfitim shumë I mirë psikologjik, pasi keni më shumë hapsirë ku mund të shpenzoni kohën e lirë.
Vini re materialet
Për një atmosferë më miqësore shtëpie, zgjedhja e materialeve të mobiljeve në mënyrë të mençur për të bërë ndryshimin.
Luftoni zhurmën
Nëse jetoni në një qytet të zhurmshëm, atëherë duhet të izoloni muret me anë të një materiali që ‘mbyt’ zhurmën.
Rrëzoni, rrëzoni, rrëzoni
Është e vërtetë që ky process të merr kohë por rezultati nuk ka të paguar. Hiqni qafe të gjitha gjërat që nuk ju bëjnë të lumtur dhe zëvenësojini më ato që ju bëjnë të lumtur.