Për të vegjëlit tuaj dhoma e tyre është vendi më i rëndësishëm dhe më i dashur në të gjithë shtëpinë. Aty do të kalojnë pjesën më të madhe të kohës, do të luajnë dhe do të flenë. Për të gjitha arsyet që përmendëm është shumë e rëndësishme që kjo dhomë të jetë e menduar me shumë kujdes në mënyrë të tillë që fëmija juaj të ndjehet rehat.
Sot do të flasim për ndriçimin në dhomën e fëmijëve dhe do të japim disa këshilla për ndriçimin e duhur, por edhe për ndriçim të sigurtë.
Si fillim kujdesuni që të ketë ndriçim në të gjitha zonat e duhura. Një abazhur në tavan është domosdoshmëri dhe sigurisht që do të jetë pjesë e dhomës, por ka edhe vende të tjera për të cilat duhet të mendoni. Dritat në mur janë shumë të rëndësishme,por edhe shumë të bukura. Ofrojnë ndriçim të lehteë dhe e bëjnë gjumin e të vegjëlve tuaj të rehatshëm.
Abazhurët e tokës janë aksesorë të bukur që mbi të gjitha shtojnë ndriçimin e dëshiruar në dhomë, sidomos nëse bëhet fjala për dhoma të mëdha dhe me tavane të larta. Nuk duhen harruar edhe abazhurët e tavolinës së punës. Përpiquni që të kenë forma interesante dhe mbi të gjitha ngjyra të bukura që të tërheqin syrin e të vegjëlve.
Format dhe matrialet e ndryshme janë baza e krijimit të një stili të veçantë. Materiale si plastika e butë dhe deri tek metalet ofrojnë modele unike sidomos ato me kartonat e animuar dhe të gjitha këto e bëjnë më të veçantë dhomën e fëmijëve.
Më poshtë do të gjeni disa foto për t’iu frymëzuar që të gjeni abazhurin e duhur!














