Ibrahim Çelikkol, aktori të cilin shumë prej nesh e njohin si “Ferhati“ tek “Dashuri bardh e zi“, në dhjetor u bë baba për herë të parë.
Ai po e priste me padurim ardhjen në jetë të djalit, Ali, të cilit bashkë me të shoqen, ia kishin caktuar emrin që përpara. Sipas mediave turke, Ibrahimi I qëndroi bashkëshortes gjithë kohën në krah gjatë lindjes, e në fund, e publikoi menjëherë vogëlushin.
Tani, së bashku me partneren, kanë rikrijuar më foto një moment tejet të bukur: të dy shihen në një të njëjtin pozicion në periudhën para lindjes, dhe në atë pas ardhjes në jetë të djalit, dhe nuk ka si bëhet më bukur!