KreuArt

Projekti shqiptar nderohet me çmimin prestigjioz në Qipro

Kur vendi po përballet me epideminë e Covid-19, lajme të mira vijnë nga kinematografia shqiptare.

Projekti kinematografik “Ne të treja” vepër e Suela Bako, prodhuar nga producentja Sabina Kodra, nga Erafilm Albania është shpallur fituesi i ditëve të industrisë Dot.on.the.map, pjesë e Cypros Film Days e IFF.


Projekti shqiptar ishte përzgjedhur për plaftormën më të re europiane të bashkëprodhimeve Dot.on.the map. Industry days, për edicioni e parë që duhej të zhvillohej në  Qipro nga datat 9-11 prill, por që u zhvillua online.

“Juria u impresionua nga larmia e projekteve, nga vende të ndryshme mesdhetare, dhe nga procesi i qetë online, duke krijuar një version të të ri të prezantimit publik dhe takimet e frytshme të jurisë. Cmimi për projektin më të mirë, shkon për “NE TË TREJA” nga Suela Bako dhe i prodhuar nga Sabina Kodra nga Erafilm në Shqipëri. Juria ishte e bindur për përkushtimin e ekipit artistik, nxitjen e tyre për të rrëfyer historinë e një gruaje bashkëkohore me humor, dhe bazën e fortë për një prodhim të duhur evropian.”-, shkruhet në website-n zyrtar.

Cmimi përbëhet nga Shërbime të Korrigjimit të Ngjyrave dhe Mastering DCP me vlerë 11,000.00 €, të ofruara nga Full Moon Productions * dhe një çmim të parave të gatshme 1000 €, të ofruara nga Drejtori Guild i Qipros për drejtoreshën e projektit fitues, Suela Bako

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF