
Masa të reja lehtësuese duket se po merren lidhur me fashën orare të lëvizjes dhe funksionimin e urbaneve.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar lehtësimet e mëposhtme në një lidhje me Skype në “News24”:
“Fasha orare është propozuar nga ekspertët për të minimizuar kontaktet, por po diskutohet që të zgjerohet. Pasi të kemi vlerësimin dy javor, atëherë do të kemi mundësinë edhe për të zgjeruar fashën orare të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitete të tjera. Është shqetësim edhe për ne, pasi transporti urban është me risk më të lartë. Po hartojmë protokolle me ekspertë dhe shumë shpejt do të kemi një vlerësim dhe për hapjen e transportit urban në vend. Më 18 maj do të hapen bare dhe restorante vetëm në hapësirat e jashtme. Patjetër që do të ketë një rivlerësim edhe për fashën orare, por kjo do të bëhet sipas zonave të kuqe e të gjelbra. Pas vlerësimit, do të shohim si do të zhvillohet ky aktivitet.”