KreuStil Jetese

Ndërhyrja e suksesshme në spitalin Hygeia, Kryepeshkopi Anastas rikthehet në krye të detyrës!

 

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos pasi i është nënshtruar një operacioni në zemër, të realizuar me sukses nga ekipi i mjekëve kardiologë invazivë të Spitalit Hygeia, ka lënë më në fund Spitalin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Fortlumturia e Tij e ka superuar me sukses problemin shëndetësor falë stafit mjekësor të Hygeia. Ndërhyrja  u realizua më 26 qershor 2020, dhe pas normalizimit të shëndetit të tij, Kryepeshkopi u kthye në Kryepiskopatë, mesditën së mërkurës, më 1 korrik 2020.

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë përmes një njoftimi në rrjete sociale, thotë se pas normalizimit të shëndetit të tij, Janullatos u kthye në Kryepiskopatë, mesditën së mërkurës,më 1 korrik 2020.

“Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas ndërhyrjes së suksesshme angioplastike për vendosjen e dy stendave në Spitalin HYGEIA të Tiranës, ditën e premte, më 26 qershor 2020, dhe pas normalizimit të shëndetit të tij, u kthyenë Kryepiskopatë, mesditën së mërkurës,më 1 korrik 2020. Fortlumturia e Tij, duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë, shpreh nga thellësia e zemrës falënderimet më të ngrohta për mjekët qëu kujdesën: kardiologun z. M. LlambroM.D, për ndërhyrjen e tij të shkëlqyer, mjekun anesteziolog z. B. Arabi M.D, profesorin e Patologjisë, z. A. Pilaca M.D., personelin e zgjedhur të infermierëve dhe,veçanërisht, për Drejtorin e Përgjithshëm tëHYGEIA – s, z. L. Solis M.D”, shkruan kisha Orthodokse.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF