Ja simptoma më e frikshme e Covid 19!

Covid 19 ka disa simptoma, të cilat janë zbuluar më qartë me kalimin e kohës, pasi në fillim, shumë element të kësaj sëmundjeje të re, nuk qenë zbuluar ende. Sars-Cov-2 është parë se mund të sulmojë shumë jo një, por disa organe kryesore tek një person.

Por simptoma më e keqe e tij mbetet padyshim vështirësia e skajshme në frymëmarrje që mund të shkaktojë ky koronavirus. Doktoresha Deborah Lee tregon se si është të përjetosh një mungesë akute të frymëmarrjes.

“Kur përpiqem ta imagjinoj këtë, mendoj gjithnjë dikë të zhytur thellë në ujë që përpiqet të shkojë drejt sipërfaqes dhe ndihet i dëshpëruar për të marrë frymë.

Kjo mund t’ju ndodhë në situata të caktuara për disa sekonda, por imagjinoni nëse do ndiheshit kështu për pjesën më të madhe të kohës,” shprehet ajo dhe ky përshkrim mjafton për të na futur drithërimat, aq më tepër që në mjaft raste, edhe pasi e kanë kaluar sëmundjen, disa persona nuk janë rimëkëmbur dot plotësisht.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article