KreuCelebrity

Kim Kardashian tregon difektin më të madh që ka në trup ( dhe që e ka fshehur)! 

Kim Kardashian është përpjekur që difekti i saj të mos binte në sy, por ka qenë e pamundur. Për këtë arsye, tani është detyruar ta shpjegojë një herë e mirë problemin anatomik.

Është përfolur gjatë se ylli i reality show-t ka 6 gishta në këmbë. Kim sqaroi përmes një postimi në Instagram se nuk është ashtu. 39 vjecarja nis e numëron gishtat në mënyrë që të gjithë ndjekësit ta shohin se nuk ka “ një gisht të gjashtë misterioz”. Por një difekt e ka. Ekziston një lloj deformimi i lehtë i këmbës në anë, i cili kur vesh sandale apo shapka mblidhet dhe në foto duket si gisht.

“ Shpresoj që me këtë që tregova, jua shova kureshtjen një herë e përgjithmonë”, u shpreh ajo.  

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF