Meshkuj guxoni: Këto janë xhinset e kësaj vjeshte!

Që prej vitit 1873 kur xhinsi pati debutimin e parë tek njerëzimi, ky material nuk doli kurrë nga moda, si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

E teksa prej dekadash, xhinsi qëndron kryelartë në fron si një veshje shumë përdorimshme, krijuesit e stilit sugjerojnë që për të paktën këtë vjeshtë, është radha e meshkujve që të guxojnë, pasi nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për pantallonat, por këtë sezon e gjithë veshja do të jetë prej xhinsi.

Me thekë, gurë, e printe të guximshëm, veshja prej xhinsi e burrit të këtij sezoni do të çojë modën në një tjetër nivel.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article