INTERIOR/ Apartamentet e vogla skandinave, lënë përshtypje të mëdha!

Sharmi unik i stilit Nordik ka nxjerr në pah klasin nëpërmjet thjeshtësisë – si estetike ashtu edhe funksionale.

Ngjyra borë të bardha, silueta linjash sensuale sa më të dukshme , ngjyra të forta diku, hapsira sa më të ndriçuara- dhe ‘voila’!

Flasim për interior dizajn-in e një apartamenti të vogël, frymëzuar nga stili skandinav me prekje nga modernizmi, sa i rregullt aq edhe informal e i rehatshëm.

Paleta e bardhë mbizotëruese sjell një qetësi dhe pastërti për banuesit e këtij apartamenti të vogël, nga ana tjetër ngjyrat e forta sillen me anë të elementeve të ndryshëm dekorativ dhe aksesorëve.

Këto ngjyra të papritura simbolizojnë individualitetin dhe kreativitetin dhe krijojnë një kontrast e harmoni me paletën e çelët.

Ky interior sjell një dinamizëm në këtë hapsirë , duke qenë se dekori ndryshon dhe përshtatet me lëvizjet e përditshmërisë.

Komode dhe elegante, kjo shtëpi që nuk duket thjesht bukur; bën gjithçka brenda saj të shkëlqejë edhe në sipërfaqe gjithashtu.

easy dinner ideas
Previous Article