KreuCelebrity

E trishtë; Babai i Viola Spiros ndahet nga jeta për shkak të Covid!

Moderatorja Viola Spiro po përjeton periudhën më tragjike në jetën e saj, pasi fatkeqësisht i ati është ndarë nga jeta si pasojë e komplikacioneve të shkaktuar nga Covid-19. Sipas Abc News mësohet se 63 vjeçari po kurohej prej ditësh në Turqi por fatkeqësisht nuk e ka fituar betejën me virusin vdekjeprurës.


I ndjeri Rudolf Spiro mësohet se vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese ç’ka mund edhe të ketë përkeqësuar gjendjen e pacientit. Familja Spiro jeton prej vitesh mes SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe i ati i moderatores ishte kthyer së fundmi për të kaluar pak kohë nē vendlindje.
Sakaq vetë Viola Spiro nuk ka reaguar rreth humbjes së madhe.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF