KreuCelebrity

Infektohet me Covid kreu i OBSH!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Gjendja shëndetësore e Ghebreyesus është e mirë, dhe 55 vjeçari është karantinuar në shtëpinë e tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë kreu i OBSH nëpërmjet një statusi mbrëmjen e së dielës ku shkruan:
“Jam mirë dhe pa simptoma, por do të shkoj në vetë-karantinim gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësore dhe do të punoj nga shtëpia.”
Tedros Adhanom Ghebreyesus mban pozicionin e kreut të OBSH që prej vitit 2017.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF