Me uljen e temperaturave dhe ardhjen e dimrit, asgjë nuk do të na ngrohte më shumë se një triko e punuar me shtiza, me pambuk, me lesh…Edhe nëse keni patur një ditë të ngarkuar, të lodhshme, e rëndësishme është që të jeni rehat e strukur në trikon e ngrohtë.
Nga punimet dhe dizajnet romantike, e deri tek ato më të guximshme, nëse ende nuk keni një triko dimri në garderobën tuaj është momenti t’i hidhni një sy modeleve trend të këtij sezoni.