Mbretëresha “dorështrënguar”: cfare dhuratash i bëri stafit!

Mbretëresha, cdo Krishtlindje i bën nga një dhuratë 1.500 të punësuarve të saj, por ajo është mjaft simbolike: monarkja u dhuron një puding, bashkë me urimet e saj dhe të bashkëshortit, princit Philip! Këtë traditë e kishte nisur gjyshi I saj, Xhorxhi i V-të përpara luftës. Por ndërsa vitet e shkuara, punonjësit e pallatit mbretëror merrnin nga një ëmbëlsirë të këtij lloji nga firma të famshme, këtë vit, sipas revistës Hello, mbretëresha ka vendosur që ato të blihen në supermarket për 6 paundë.

Ndërkohë, stafi i ngushtë që punon prej shumë kohësh në pallat, do të marrë një kupon për blerje, vlera e të cilit mund të shkojë maksimumi në 35 paundë.

Previous ArticleNext Article