KreuStil Jetese

Vaksinat Covid-19 shkaktojnë reaksione tek personat që kanë injektuar filler në fytyrë!

 

Muajin e kaluar, vaksina Moderna COVID-19 u autorizua për përdorim në SH.B.A. nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Pavarësisht nga të dhënat e hershme që tregojnë se vaksina është shumë mbrojtëse ndaj virusit, raportet e reja zbulojnë se ajo gjithashtu shkaktoi një efekt anësor të papritur tek njerëzit me filler (mbushës) të fytyrës.

Në një rishikim të fundit të vaksinës të kryer nga komiteti këshillues i FDA, u vërejt se një pjesë e vogël e njerëzve që më parë kishin marrë mbushës kozmetikë të fytyrës kishin reagime të lehta pasi morën dozat e tyre të dyta gjatë provës së vaksinës Moderna. Megjithëse kjo mund të tingëllojë paksa alarmante për mijëra njerëz që marrin mbushës rregullisht, vlen të përmendet se këto reagime kanë qenë dukuri jashtëzakonisht të rralla, dhe sipas mjekëve, nuk është shumë shqetësuese.

“Ka pasur tre raporte të pacientëve me histori të mbushësve kozmetikë të cilët kanë përjetuar ënjtje të lehtë të fytyrës menjëherë pas administrimit të vaksinës Moderna COVID-19”, tha për POPSUGAR kirurgu i çertifikuar nga bordi, Samuel Lin, MD. “Dy raste u raportuan ditën e administrimit të vaksinës, dhe një rast u raportua dy ditë pas vaksinimit.”

Nga tre pacientët, një kishte injektuar filler në fytyrë dy javë para se të merrte vaksinën, ndërsa një tjetër gjashtë muaj më parë. Një tjetër raportoi se kishte një lloj reagimi të ngjashëm pas marrjes së vaksinës së gripit. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi saktësisht reagimin, por një teori është se enjtja ishte rezultat i një reagimi inflamator që ngjan me atë të alergjisë.

“Madje ta quash këtë një reaksion alergjik është e guximshme,” i tha Suzanne Trott, MD, për POPSUGAR. “[Mund të jetë] që ënjtja ishte për shkak të një reaksioni inflamator nga një ndërveprim midis përgjigjes imune pas vaksinimit dhe mbushësit. Disa njerëz thjesht kanë një përgjigje të vogël imune për shkak të përbërësve që injektohen aq afër njëri-tjetrit.” Me fjalë të tjera, nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me këtë, mund të jetë e dobishme të prisni rreth tre deri në gjashtë muaj ndërmjet marrjes së mbushësve dhe vaksinimit (megjithëse vaksinimi duhet të ketë përparësi këtu, të gjitha gjërat konsiderohen).

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF