Kaq ishte!: Ardit Gjebrea fiton betejën me Covid-19!

Infektimi me Covid-19 për moderatorin Ardit Gjebrea nuk ka rezultuar dhe fort i lehtë. Për më shumë se dy javë producenti i njohur ka luftuar me virusin pandemik, ndërsa të dielën e kaluar gjendja shëndetësore nuk e lejoi të ishte i pranishëm në “E Diela shqiptare” qoftë edhe nëpërmjet Skype.

Megjithatë fatmirësisht Ardit Gjebrea e ka fituar me betejën me koronavirus dhe është gati për t’ju rikthyer jetës normale.

“Kaq ishte! Tani filloi rekuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të ËhatsApp me merakun e tyre.
Falrminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force!
Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorrët, po kush na nxiton? Dielli doli”; shkruan Gjebrea në postimin e tij në rrjetin social

Kujtojmë që në mungesë të tij rubrikat e kësaj të diele ju besuan Enkel Demit, Marsela Çibukaj dhe Gentian Zenelaj.

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article