Agriturizëm Pema e Jetës; Gjithçka ofron toka dhe natyra!

Asgjë e modifikuar nga dora e njeriut, gjithçka çfarë ofron toka dhe natyra shërbehet në fermën “Pema e Jetës”.
Larg zhurmnajës e zallamahisë së qytetit, aty ku natyra është Zot, vetëm pak kilometra në dalje të qytetit të Durrësit një fermë prej disa hektarësh pret çdo ditë klientë nga e gjithë Shqipëria, për një arratisje mëse të nevojshme në prehrin e natyrës.


Vreshtat me dru frutorë; parcela të mbjellash; prania e një shumëllojshmërie kafshësh që rriten në fermë, e ushqimi organik që ofron ‘shtëpia juaj’ gjatë qëndrimit do të jenë receta për ndjesinë më të mirë që keni provuar ndonjëherë. Të sigurt se të ndodheni tek “Pema e Jetës” do të shijoni aq shume gjëra që natyra fal në mënyrë organike sa një pjesë prej tyre do ta merrni me siguri me vete.

Dhe kjo nuk do të jetë vetëm një foto por qoftë ajo një lule apo një frut si “Goji Berry” që është një frut me veti të jashtëzakonshme për shëndetin dhe pavarësisht nga sezoni e gjeni të freskët në tavolinë apo për ta marrë me vete!

Të paktën një herë në javë; hiqeni prizën e metropolit e arratisuni në natyrë! Shëndeti dhe mirëqenia shpirtërore do t’ju falenderojnë.

Adresa: Durrës, Albania

Nr. Tel: 0689053000

Instagram: pema_e_jetes_agriturizem

Previous ArticleNext Article