Pritet me padurim “Sex and the city”, por pas Kim Cattrall, mungon dhe një tjetër yll në kast!

Lajme të këqija nga fronti i serialit “Sex and the City”. Sipas Page Six, pas Kim Cattrall, edhe një personazh tjetër shumë i njohur dhe i dashur nuk do të bëjë pjesë në kast. Bëhet fjalë për aktorin Chris Noth, ose John James (Mr. Big) Preston, dashuria e madhe e Carrie Bradshaw, të interpretuar nga Sarah Jessica Parker.

Sipas një lajmi të publikuar në Page Six, në jetën e Carrie-t nuk do të jetë me Mr Big. Personazhi i Big-ut i bëri për vete pothuajse të gjitha fanset e serialit edhe pse nuk ka qenë prezent në jetën e Carrie-t në të gjitha sezonet. Popullariteti i tij u rrit dhe më shumë në seritë e fundit të serialit, kur si një kalorës i vërtet shkoi të shpëtonte damën e tij nga “kthetrat” e personazhit tjetër karismatik Alesander Petrovsky.

Previous ArticleNext Article