TUMO, argëtohu teksa edukohesh!

Ankoheni shpesh se shkolla ju duket e mërzitshme? Kurset private nuk ju japin hapësirë të zhvilloni aftësitë e shek. të 21? Po ju mungon motivimi? Hmm… kërkoni diçka të re ku t’i bëni të dyja njëkohësisht edhe të mësoni edhe të argëtoheni? Po, po është ashtu si ju e dëgjuat! Të gjitha këto pyetje marrin përgjigje vetëm më një emër, Tumo Tirana, ambienti dedikuar ty, mikut tënd dhe gjithë adoleshentëve nga mosha 12 deri në moshën 18 vjeç. Një formë e rë e të mësuarit në Shqipëri, e njëjtë si me bashkëmoshatarët tuaj në Berlin, Paris, Armeni e mbarë botën. Një nga dhjetë qendrat më të mira në botë, e vlerësuar edhe nga revista prestigjoze franceze “We Demain”,  tashmë kemi fatin ta kemi edhe në Shqipëri. Një qëndër mësimore inovative, ku ne do të na pëlqente ta quanim një familje e madhe e cila ka rezervuar shumë surpriza për ty. Aftësi të reja, teknologjia e fjalës së fundit, ambiente komode dhe moderne,  miq të rinj, dhe argëtim, të gjitha këto të finalizuara me përvojën më të vlefshmem ku ju jepet mundësia të merrni aftësi bindëse drejtuar të ardhmes tuaj!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tumo Tirana (@tumotirana)

Doni të dini më shumë për qendrën më inovatore për teknologji krijuese në kryeqytet?

TUMO u hap në Tiranë në ambientet e stadiumit “Air Albanian”, më 13 Tetor 2020. Që nga ai moment, më shumë se 400 studentë janë pjesë e qendrës.  Qëllimi kryesor i TUMO Tirana është të sjellë mundësi të reja të arsimimit në Shqipëri duke siguruar që aftësitë e shek. të 21 t’i ofrohen gjerësisht grupmoshës 12-18 vjeç, të cilët do të përzgjedhin rrugëtimin e tyre personal të të mësuarit, të eksplorojnë talentin në 8 fusha të ndryshme e të arrijnë potencialin e tyre me të lartë. Teknologjia dhe arti gërshetohen në TUMO, duke sjellë këshu një formë të re edukimi që prej kohësh e prisnim në Shqipëri, larg nga mënyra tradicionale e të mësuarit në klasat e ambientit shkollor.

Jeni kureshtarë të dini se si zhvillohet mësimi në TUMO?

TUMO, ju mësoni në mënyrë të pavarur dhe plani mësimor ndiqet në anglisht, përmes një platforme të quajtur TUMO Path, e cila ju lejon të krijoni një plan të personalizuar duke ju përshtatur kurrikulës së shumëllojshme. Sesionet mësimore zhvillohen nëpërmjet të mësuarit gjatë workshop-eve, laboratorëve dhe projekteve të ndryshme ndërsa pranë jush janë instruktore profesionistë të fushave përkatëse për t’ju ndihmuar. Në TUMO ju keni mundësinë të zhvilloni aftësitë tuaja krijuese në 8 fusha të ndryshme si: Programim, Animacion, Zhvillim Lojrash Kompjuterike, Dizajn Grafik, Filmografi, Robotikë, Muzikë dhe Modelim 3D. Krahas tetë fushave kryesore, ju keni mundësinë të merri pjesë në seminare të zhvilluara nga ekspertë të njohur në nivel kombëtar e ndërkombëtar.  Nxënësi vjen në qendër 2 herë në javë, për dy orë. E dini që në TUMO nuk keni detyra shtëpie? Çdo aktivitet mësimor realizohet gjatë sesioneve në qendër, çdo mjet që nevojitet për kryerjen e aktivitetete individuale ose në grup sigurohet nga TUMO. Në përfundim të eksperiencës, nxënësit largohen me një portofol të punëve të tyre.  Ky portofol dixhital i ndihmon nxënësit të dokumentojnë aftësitë e fituara gjatë pjesëmarrjes në TUMO dhe e bën më të lehtë aplikimin për shkollë apo punë në të ardhmen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tumo Tirana (@tumotirana)

Pra, TUMO Tirana ka si qëllim krijimin e një ambienti unik, ku ju të ndiheni të frymëzuar, ku të zhvilloni aftësit të reja në botën digjitale dhe të ndërtoni baza të forta për të ardhmen tuaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tumo Tirana (@tumotirana)

Po kush mund të bëhet pjesë e TUMO Tirana?

Cdo i interesuar i grupmoshës 12-18 vjeç, që do të provojë një eksperiencë të re mësimore është i mirëpritur të bëhet pjesë e kësaj qendre. Mjafton të plotësojë një formular paraprak: https://tirana.tumo.al/join-us/ dhe më pas do të kontaktohet për të organizuar një vizitë në qendër.

Be part of the coolest place in town!

Previous ArticleNext Article