Rishfaqet Mira Konçi; më e bukur se asnjëherë!

Prej disa vitesh familja e këngëatares Mira Konçi dhe kompozitorit Shpëtim Saraçi janë shpërngulur drejt SHBA-ve ku kanë vijuar jetesën përtej Oqeanit. Ndërsa dyshja e njohur janë larguar krejtësisht nga jeta publike shqiptare, së fundmi në një postim të grimieres Lili Ismaili u shfaq Mira Konçi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lili Ismaili (@makeupbyliliismaili)

Konçi duket tejet rrëzëllitëse teksa grimohet nga Lili dhe duket sikur vitet nuk kanë lënë asnjë gjurmë në portretin e këngëtares shqiptare.E ëmbël njësoj si në fillimet e karrierës së saj, Mira që është nënë e dy fëmijëvë të rritur tek të 20-at duket si motra e tyre.

Nuk e dimë nëse do kemi një rikthim të Mira Konçit në muzikë, apo nëse ky postim nga grimierja e njohur shqiptare është rastësor.

Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi janë ndër figurat më të njohur të viteve ’95 ajo si këngëtare e ai kompozitor i dhjetëra hiteve. Çifti sëbashku me dy fëmijët lanë Shqipërinë katër vite më parë kur vendosën të shpërngulen përfundimisht në USA. I pyetur asokohe rreth këtij vendimi Shpëtim Saraçi u shpreh se ka të bëjë edhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për t’u dhënë një mundësi më të mirë shkollimi atyre në Amerikë.

“Ajo që është e sigurt është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH, që drejtoja, na e shkrinë në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh Saraçi.

Previous Article