Sharon Stone trondit sërish: “ Gjyshi abuzoi me mua dhe motrën, gjyshja e ndihmoi”!

Sharon Stone ka bërë shumë rrëfime tronditëse në librin e saj të kujtimeve, “The Beauty of Living Twice”, dhe ato po zbulohen një nga një duke dëshmuar qartë se jeta i ka rezervuar vështirësitë e veta edhe një dive që duket sikur cdo gjë i ka ecur gjithmone  ‘vaj’. Stone rrëfen aty mes të tjerash se ajo dhe motra e saj Kelly ishin abuzuar seksualisht në fëmijëri nga vetë gjyshi i tyre. Aktorja nuk ka folur më parë, por tani duket ka vendosur ta ndajë me publikun përvojë të tmerrshme.

Ajo tregon se gjyshi Clarence Lawson, kishte hyrë në dhomën ku ndodheshin Sharon dhe e motra, Kelly, dhe gjyshja e kishte mbyllur derën me celës. Më pas, ai i kishte ngacmuar seksualisht. Kur gjyshi ndërroi jetë, Sharon ishte 14 vjece dhe shkoi ta shikonte në arkivol pëe t`u siguruar që kishte vdekur vërtet. “E pickova dhe  kënaqësia e çuditshme që ai më në fund kishte vdekur më goditi si një ton akull,” shkruan aktorja. “Unë pashë Kelly-n dhe ajo e kuptoi se gjithçka kishte mbaruar. Ajo ishte 11 vjeçe.”

Previous ArticleNext Article