Kryepeshkovi rrëzon Meghanin: “Nuk i kam martuar përpara, do të ishte krim”!

Meghan Markle befasoi me deklaratën se në fakt, ishin martuar tre ditë përpara dasmës zyrtare dhe lidhjen e tyre e kishte kurorëzuar kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby. Kjo u hodh poshtë nga ndihmës të kryepeshkopit, por tani, ka folur dhe Welby vetë.

“Unë u takova me dukëtt e Sussex disa herë, para ceremonisë zyrtare më 19 maj të 2018-ës. Atë ditë ishte dasma. Nëse do të kisha nënshkruar certifikatën e martesës në një ditë tjetër, do të kisha bërë një krim të rëndë. Dasma u zhvillua më 19 maj. Por nuk do të them se çfarë ka ndodhur në takimet tona të tjera”, tha pohuar  kleriku i lartë  për gazetën La Repubblica. Ai rrëzoi kështu pretendimet e dukeshës  që insistonte se dyshja u martua në fshehtësi tre ditë para ceremonisë zyrtare në Windsor më 19 maj 2018. Tabloidët britanikë hodhën menjëherë pikëpyetjen sa të pavërteta të tjera mund të ketë pasur në intervistën e saj për Oprah.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article