Loredana dhe Mozzik janë një nga çiftet më të përfolur dhe ndër më të pëlqyerit e showbizit, të cilët dinë gjithmonë si të tërheqin vëmendje.
“Kam nevojë për një fëmijë të dytë”, ka qenë story që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, edhe pse nuk është hera e parë që Loredana e shpreh këtë dëshirë në Instagram.
Ky story u pasua nga shumë foto të reperes me Mozzik dhe me vajzën e tyre. Nuk e dimë nëse ky është një mesazh që çifti ka vendosur të zgjerojë familjen apo jo, por ajo që shohim është se duken shumë bukur në krahët e njëri-tjetrit.
Pas Loredanës, edhe Mozzik ka publikuar dy foto të bukura, një foto vetëm me vajzën dhe një tjetër ku ata shihen të tre, të lumtur në pranë njëri-tjetrit.