KreuFashion

Trendi i kësaj vere; sandalet ‘jastëk’!

Sandalet më të freskëta të verës 2021 janë sandalet ‘jastëk’.

Të rehatshme, vërtet shumë të rehatshme dhe aq të buta sa jo më kot quhen “sandale jastëkësh”, sepse për nga vëllimi dhe butësia i ngjajnë jastëkëve. Këto sandale janë minimale: silueta është thelbësore, një model me gisht me një taban  të sheshtë, por i pajisur me rripa shumë të trashë dhe të mbushur.

Estetika kujton rehatinë, dëshirën për tu ndjerë të relaksuar edhe jashtë shtëpisë, duke veshur diçka të thjeshtë, por me një qëndrim të fortë mode. Në fakt, detajet e mbushjes shmangin të qenit shapka apo sandale të zakonshme, duke u kthyer në sandalet më të guximshme që mund të vishen në verën e vitit 2021

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF