Për herë të parë në Ballkan, “Radisson Blu” zgjedh bregdetin shqiptar!

Magjia që të dhuron bregdeti shqiptar është e jashtëzakonshme. Jemi një vend shumë i vogël, por me një bukuri natyrore përrallore dhe një vijë bregdetare të adhurueshme.

Zemra e bregdetit shqiptar është padyshim Dhërmiu, dhe zgjedhja e gjithë atyre që dinë të pushojnë është “Morina Palace”. Aty ku freskia e detit bashkohet me shërbimin, komoditetin dhe luksin që të vetëm “Morina” të ofron.

Ky sezon i shumëpritur vjen pas periudhës së vështirë të pandemisë me një super lajm për të gjithë adhuruesit e bregdetit. Brandi i njohur ndërkombëtar “Radisson Blu” vjen për herë të parë në Ballkan dhe ka zgjedhur bregdetin shqiptar.

Marka e njohur e hoteleve dhe resorteve në turizmin ndërkombëtar “Radisson Blu” do të jetë i pranishëm në Shqipëri me emrin dhe standardet që ofron, duke iu bashkuar “Morina Palace” për të qenë një ogur i mirë në këtë fillim sezoni turistik.

 

 

 

Previous ArticleNext Article